“Zikaltërit” e Inter po kalojnë një sezon fantastik, ku të gjithë nga mbrojtja në sulm po luajnë “me mish e me shpirt” për të arritur fazën finale të Champions League, si dhe sigurimin e zonës Champions në Serie A.
Mirëpo, nga të gjithë lojtarët, në veçanti shkëlqen më shumë “gardiani” i portës, Andre Onana, me kamerunasin që me performancat e tij është vënë në “shënjestrën” e shumë ekipeve të mëdha evropiane, të cilat do të tentojnë jo pak për të siguruar shërbimet e afrikanit që në merkaton e verës.
Mirëpo, në rast largimi të Onanas, “zikaltërit” duhet të mendojnë për afrimin e një portieri të ri me kualitetin dhe eksperiencën e kamerunasit, por mesa duket ky problem është zgjidhur me kohë nga bordi drejtues.
“Zikaltërit” kanë pikasur portierin e Empoli-t, Guglielmo Vicario, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Empolit dhe ka treguar një formë fantastike këtë sezon, ku ka shpëtuar jo pak herë të tijët nga humbja e sigurtë. /i.m /abcnews.al