Mitsotakis takim me presidenten, starton zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parliamentare

schedule11:49 - 22 Prill, 2023

schedule 11:49 - 22 Prill, 2023

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të propozojë sot shpërndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve gjatë takimit të tij me presidenten e Republikës Katerina Sakellaropoulou.

Sipas burimeve qeveritare, anëtarët e Këshillit të Ministrave do të nënshkruajnë aktin përkatës të organit.

Menjëherë më pas është parashikuar të transmetohet një deklaratë e Kyriakos Mitsotakis, në të cilën ai do të theksojë se nevoja për të ruajtur ritmet pozitive të rritjes dhe stabilitetin ekonomik, si dhe kërkesa për rimëkëmbjen e shkallës së investimeve, kërkojnë formimin e një qeverie me një mandat të ri popullor.

Dekreti përkatës i Presidentit pritet të miratohet në Kuvend pasdite.

Zgjedhjet e sivjetshme do të zhvillohen nën hijen e skandalit të përgjimeve të kryetarit të Pasok, Nikos Andrulakis e një sërë drejtuesish qeveritarë, një çështje që shkaktoi tërmet në skenën politike greke dhe vijon të diskutohet në Parlamentin Europian, pas aksidentit më të madh hekurudhor në Greqi, atë të 28 shkurtit në Tembi me 57 viktima (6 shqiptarë) si dhe në pritje është nëse do të mund të rikthehet me kandidaturë neonazisti Ilias Kasidiari, i burgosur për pjesëmarrje në organizatë kriminale, pas vendimit ligjor për përjashtimin e ekstremistëve të dënuar.

/abcnews.al