Sipas asaj që publikon agjencia e lajmeve Anadol, presidenti turk Erdoan deklaron se po bëhen përpjekje për riprojektimin e botës islame nëpërmjet vëllavrasjes. Dhe ajo që po ndodh në Siri, Irak, Jemen dhe tashmë në rripin e Gazës nuk është aspak një rastësi.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u shprehur se për botën islame po bëhen përpjekje për ta riprojektuar atë përmes grindjes vëllazërore. Deklaratat e tij janë dhënë gjatë një interviste të gjatë dhe janë publikuar nga agjencia e lajmeve Anadol. Presidenti turk theksoi se Ashtu si dhe një shekull më parë po tentohet një riprojektim I botës islame nëpërmjet gjakderdhjes dhe lotëve s dhe duke thelluar linjat e gabimeve etnike dhe sektare. Sipas tij nga kjo pikëpamje kategorikisht nuk janë rastësi ngjarjet e ndodhura në Siri, Irak, Jemen, Libi, Arakan dhe Kuds. Këto kriza janë shkaktuar plotësisht me dijeni dhe duke u planifikuar. Gjithashtu edhe rrugët e zgjidhjes bllokohen me qëllim. Qëllimi është që muslimanët të harxhojnë energjitë e tyre dhe burimet në konflikte, shtoi kreu i shtetit turk.
Erdoan shtoi se ata që shpëtojnë teksa muslimanët merren me njëri-tjetrin janë organizatat terroriste dhe vendet që aplikojnë terrorin shtetëror si Izraeli. Ai i bëri apel botës islame që të tregohet e zgjuar kundër këtyre sulmeve që synojnë rrënimin e muslimanëve nga brenda tyre dhe gjithashtu është detyra e muslimanëve që të bëjnë përgatitjet e nevojshme”./abcnews.al

