E fshehur në bordin e anijes, kapen 800 kilogramë kokainë në Venecia

schedule14:34 - 21 Prill, 2023

schedule 14:34 - 21 Prill, 2023

Më shumë se 800 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 150 milionë euro, u gjetën të fshehura me kujdes në një anije në pronësi greke.

Mediat e huaja shkruajnë se anija ishte dhe qëndron që nga e enjtja e ankoruar në brigjet e Venecias, ndërsa kishte lundruar nga Santos, Brazil.

Ndërkohë mësohet se mënyra se si droga ishte fshehur në bordin e anijes tregon për një praktikë të zakonshme nga kartelet e drogës, të cilët, me ndihmën e zhytësve, fshehin drogën në shkëmbinj nënujorë pa dijeninë e ekuipazhit apo menaxherëve.

Asnjë nga marinarët e anijes, siç theksohet nga faqja e internetit Tradewinds që solli çështjen në publik, nuk është arrestuar, ndërsa ende nuk është bërë asnjë koment nga kompania pronare e anijes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!