“Nuk dua ta shoh te Chelsea”, Ralf Ragnick: Nkunku nuk duhej të shkonte te “blutë”

schedule08:35 - 21 Prill, 2023

schedule 08:35 - 21 Prill, 2023

Përveç 326 milionëve të shpenzuara, “blutë” e Londrës kishin siguruar më parë dhe shërbimet e Christopher Nkunku për 66 milionë euro, me francezin që do të zbarkojë në “Stamford Bridge” më 1 korrik, ditë që përkon me hapjen e merkatos së verës.

Mirëpo, tekniku i kombëtares austriake dhe njëkohësisht me ish-tekniku i Manchester United, Ralf Ragnick është shprehur se një kalim i francezit te “blutë” do të ishte i gabuar dhe se nuk këshillon askënd të bëhet pjesë e Chelsea.

“Nuk ka fare rëndësi se kush do të jetë trajneri i ri i Chelsea. Thjesht nuk mund të këshilloj asnjë të shkojë në atë skuadër. Nkunku është një nga mesfushorët ofensivë më të mirë në qarkullim. Unë mendoj se u nxitua që zgjodhi të transferohej te Chelsea.

Më dhemb zemra të shoh një futbollist kaq të mirë që kalon në atë klub në këto kushte ku ndodhet. Nëse do të isha këshilltari ose babai i tij, unë do të ndihesha shumë i shqetësuar në këto momente”,- u shpreh Ragnick tepër kritik për “blutë”. /i.m /abcnews.al