Vetëm 8 minuta pas nisjes së ndeshjes, Sevilla ka gjetur golin e parë përballë “djajve” të Manchester United, ky sërish një pjesë e mirë e fajit bie mbi mbrojtësin Harry Maguire.
Fillimisht kapiteni i “djajve” kthen një top te portieri De Gea, me këtë të fundi që pason sërish tek anglezi, por në këtë moment Maguire gjendet mes 3 lojtarësh të Sevilla dhe “bomberi” maroken Yousseg En-Nesyri i rrëmben topin dhe ballë për ballë me portierin spanjoll nuk gabon duke e çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: