Tekniku i PSG, Christophe Galtier duket se është i bindur mjaftueshëm se do t’i shpëtojë paq akuzave për abuzime raciste ndaj ngjyrës së lëkurës apo fesë në kohën kur francezi drejtonte ekipin e Nice, sezonin e shkuar.
Galtier duket aq i bindur saqë, për mediat ditën e sotme, 56-vjeçari tregoi se po bën planet për sezonin e ardhshëm me kampionët francezë.
“Një vlerësim do të bëhet në fund të sezonit. Ishte një sezon i vetëm, me një Kupë Bote në mes dhe ne do të duhet të analizojmë se çfarë ndodhi në pjesën e parë dhe të dytë. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të përmirësuar skuadrën dhe lojën. Tashmë po pres me padurim sezonin e ardhshëm në këtë stol”,- u shpreh Galtier në një konferencë për shtyp ditën e sotme. /i.m /abcnews.al