Komandanti i flotës së Paqësorit në Rusi jep dorëheqjen pas kontrollit të befasishëm

schedule16:04 - 20 Prill, 2023

schedule 16:04 - 20 Prill, 2023

Komandanti i Flotës së Paqësorit të Rusisë , Sergei Avakiants  ka njoftuar se ka dhënë dorqëheqjën nga posti i tij në një takim përfaqësuesi i plotfuqishëm i presidentit rus në Distriktin Federal të Lindjes së Largët, Yuri Trutnev .

Mediat e huaja shkruajnë se Avakiants u emërua shef i shtabit që drejton qendrat e stërvitjes ushtarake dhe sportive dhe edukimit patriotik.

Ndërkohë vendimi duket se e ka marrë pas një kontrolli të befasishëm që zhvilluan në Flotën e Paqësorit, ku të gjithë departamentet e saj janë vënë në gatishmëri të plotë .

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka komentuar ende dorëheqjen e komandantit të Flotës së Paqësorit.

Admirali Avakiants mori komandën e Flotës së Paqësorit në 2012. Ai më parë shërbeu në stafin e Flotës së Detit të Veriut dhe më pas shërbeu si zëvendëskomandant i parë i Flotës së Paqësorit.

Pjesë të Flotës së Paqësorit po marrin pjesë në armiqësitë në Ukrainë . Në vjeshtën e vitit 2022, ushtarët që shërbenin në divizionin 155 të Flotës së Paqësorit të Rusisë iu drejtuan guvernatorit të rajonit Primorye Oleg Kozemiako , duke i kërkuar që të kryente një auditim të pavarur në lidhje me veprimet e oficerëve përgjegjës për sulme të papërgatitura dhe viktima të rënda midis ushtarëve.

Sipas deklaratave ushtarake, brigada e marinës humbi 300 njerëz në katër ditë luftime . Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se humbjet e brigadës 155 nuk kaluan 1% të forcës luftarake . /abcnews.al