Vitin e kaluar primabalerina e Teatrit të Operas dhe Baletit, Adela Muçollari kandidoi për t’u bërë drejtoresha e re e TOB. Mirëpo, fatkeqësisht ajo nuk ia doli, pasi fituese u shpall Abigela Voshtina, duke zëvendësuar në detyrë Zana Çelën.
E ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, Muçollari tregoi arsyen pse shpalli kandidaturën e saj në një moshë kaq të re, ndërkohë që kishte mundësi ende të vazhdonte të lëvronte skenën. Ajo e konsideroi këtë një sfidë me veten për të testuar edhe anën akademike të saj.
“Ç’më duhej zyra? Kjo është një pyetje shumë e bukur. Adela do të testonte veten në anën akademike. Edhe përveç baletit, kam edhe koreografinë, anën akademike. Edhe kandidimi im ishte një vizion, një vizion se si e shikoj unë teatrin. Edhe mendoj që çdokush duhet ta provoj veten në shumë dimensione, aq më tepër unë e thash që Adela është një person egoist në vetvete. Unë e shpreh, unë e kam sfidën me Adelën, e kam sfidën me veten time. Unë sfidoj veten time, unë nuk sfidoj askënd tjetër dhe nëse Adela ka krijuar një Adel më të mirë, është sepse përditë kërkoj diçka ndryshe nga vetja. Edhe pikërisht ishte ai momenti që unë vija postlindjes, kisha një hapësirë shumë të madhe. Krijova një platform, krijova diçka që vërtetë e studiova, në një farë forme testova dhe veten. Testova veten në një kandidim shumë të rëndësishëm siç është ai i postit drejtues i Teatrit të Operas dhe Baletit. Kështu që ishte një sfidë që unë doja ta provoja veten në disa dimensione”, rrëfeu Muçollari./abcnews.al