Gjermani, rritet numri i kompanive të falimentuara

schedule12:24 - 20 Prill, 2023

schedule 12:24 - 20 Prill, 2023

Për shkak të ngecjes ekonomike, numri i kompanive të falimentuara në Gjermani u rrit në muajin mars. Byroja Federale e Statistikave (Destatis) në deklaratën e saj bëri të ditur se numri i kërkesave për falimentim në muajin mars është rritur me 13.2 për qind krahasuar me muajin shkurt.

Në muajin shkurt u shënua një rritje prej 10.8 për qind e kërkesave për falimentim krahasuar me një muaj më parë.

Deklarata shton se pavarësisht krizës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19 në Gjermani, luftës ruso-ukrainase dhe krizës energjetike që pasoi, numri i kompanive që falimentuan në 2020, 2021 dhe 2022 ishte në një nivel historikisht të ulët.

Megjithatë, ekspertët parashikojnë më shumë falimentime të kompanive në Gjermani këtë vit, kryesisht për shkak të kostove më të larta të prodhimit, rritjes së kostove të personelit dhe rritjes së ndjeshme të normave të interesit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!