Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u përgjigj akuzave të hedhura nga ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit, Ardian Nikulaj në Shëngjin.Ai tha se berisha po e përdor këtë ngjarje të rëndë për të përfituar politikisht ndërsa i kërkoi autoriteteve që të zbardhin ekzekutimin e biznesmenit.
”Dua të shpreh ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit dhe të gjithë solidaritetin tim për këtë ngjarje të trishtë, në radhë të parë jemi shqiptarë dhe duhet që të bashkohemi në një kërkesë, për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe vënien para drejtësisë të autorëve të kësaj ngjarje të rëndë. Në lidhje me akuzat kam neveri dhe përçmim pasi janë të njëjtët njerëz që vëlla vrasjen., të përçarjes dhe përdorimin e viktimave për përfitim politik e kanë pasur ADN të tyre politike prej 32 vitesh”, tha Manja.
Më anë të një statusi në facebok ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi vrasjen në Shëngjin të Lezhës në krim elektoral.
“Duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit, PD dënon me ashpërsinë më të madhe ekzekutimin e politikanit lokal dhe biznesmenit Ardian Nikulaj si një akt të shëmtuar kriminal në fushatë elektorale dhe me sfond politik nga falangat e krimit të lidhura direkt me qeverinë.”
Ngjarja e rëndë e vrasjes së Ardian Nikulaj ka ndodhur gjatë pasdites së të mërkurës në lokalin në pronësi të këtij të fundit në Shëngjin. Nikulaj ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021 nën siglën e PSD, por po ashtu ka qenë në listën për Këshillin Bashkiak edhe për zgjedhjet e “14 majit.