Prokurori i Federatës Ugo Taucer ka kërkuar në mënyrë efektive shtyrjen e vendimit në Gjykatën e Apelit për të ripërcaktuar dënimin në lidhje me -15 të vendosur fillimisht, pra vendimi mund të pezullohet ose pikët të ulen. Ai u shpreh se vendimi me heqjen e 15 pikëve, ka mangësi në proces.
Deklararata e Prokurorit të Federatës së Sportit Ugo Taucer:
“Puna e Prokurës Federale ishte korrekte dhe i kuptua nga Gjykata e Apelit në ndryshimin e vendimit. Argumentimet e dëgjuara sot nga pala tjetër, nuk kanë bazë dhe unë do të isha kundër apelimit të tyre.
Por sa i përket nënti 4, kam frikë se profili ku ka bazën mbi pikët e penalizimit, ka një mangësi motivimi që duhet vlerësuar dhe rishikuar në një gjykim tjetër”, tha ai para gjykatës që do të japë më vonë vendimin.
Juve kërkoi anulimin e pikëve pa shtyrje gjyqi me seancën e cila zgjati rreth 3 orë. Për momentin trupi gjykues ndodhet në sallën e këshillit, për të kuptuar nëse dënimi mund të merret në mbrëmje apo apo nesër. /G.D abcnews.al/
Burimi: La Gazzeta dello Sport