Një burrë i veshur si Spiderman mori pjesë në grevat kundër reformës së pensioneve, duke u ngjitur në një ndërtesë 38-katëshe në Paris. Alain Robert , 60 vjeç, u ngjit në majë të ndërtesës pa litar, por duke përdorur duart dhe një palë atlete për ngjitje.
“Unë jam këtu për të treguar mbështetjen time për ata që kundërshtojnë reformën e pensioneve,” tha ai për Reuters para se të fillonte të ngjitej për 150 metra.
Robert tha se ndryshimet e pensionit, të kombinuara me humbjet që ai ka pësuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, do të thotë se ai do të duhet të vazhdojë të punojë për me shumë gjatë.
/abcnews.al