Gara e “ethshme” për Harry Kane, për shërbimet e “bomberit” interesohen dhe “gjigandët” e Ligue 1

schedule14:12 - 19 Prill, 2023

schedule 14:12 - 19 Prill, 2023

Ende pa një trofe të madh në karrierën, Harry Kane duket se do t’i japë fund “lidhjes” së tij me Tottenham me ekipet e mëdha të Evropës, si Chelsea, Manchester United, Real Madrid e Bayern Munich që vënë në “ndjekje” të firmës së 29-vjeçarit.

Sipas prestigjiozes franceze, “Le Parisien”, “bomberi” anglez ka tërheq vëmendjen dhe të “gjigandëve” të PSG, të cilët janë në kërkim të opsioneve për të forcuar sa më shumë skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm dhe për këshilltarin e Presidentit Al-Khelaifi, Luis Campos, Kane është një nga prioritetet kryesore të klubit në verë.

Mirëpo, problem do të jetë çmimi i lojtarit. Tottenham nuk e ul “stekën”, me Presidentin Levy që nuk kërkon më pak se 100 milionë euro për transferimin e “rekordimit” të sulmit anglez, pa llogaritur këtu dhe pagën “faraonike” që sulmuesi mund t’iu kërkojë francezëve.

Ndërkaq, kujtjomë se deri më tani Harry Kane ka zhvilluar një sezon të mirë, teksa ka gjetur 23 herë rrugën e rrejtës dhe ka dhuruar 2 asistime në 31 paraqitjet e vlefshme për Premier League këtë sezon. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!