Është ekzekutuar personi që rrëmbeu një autobus me 16 pasagjerë në Rio de Janeiro. Ai u qëllua nga një qitës i forcave speciale braziliane, ndërsa lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë Ushtarake në përfundim të pengmarrjes që zgjati pothuajse tre orë. Mediat braziliane raportojnë se nuk ka të plagosur, ndërsa pistoleta e përdorur nga pengmarrësi ishte lodër.
Ai hipi në autobus në orën 5 e 30 të mëngjesit me orën lokale, dhe nisi të derdhë benzinën në autobus. Të paktën gjashtë persona u liruan nga automjeti që qëndronte i ndaluar në një urë që lidh Rio de Janeiron me Niteroin. Policia rrethoi autobusin dhe rruga u mbyll për trafikun duke shkaktuar shumë probleme në qarkullimin rrugor. Sipas policisë rrugore pengmarrësi është identifikuar si një ushtarak./ABC News Albania 24/7