Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U qëllua gabimisht nga një 84-vjeçar, Biden fton adoleshentin me ngjyrë në Shtëpinë e Bardhë

schedule09:12 - 19 Prill, 2023

schedule 09:12 - 19 Prill, 2023

Presidenti amerikan Joe Biden  ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë adoleshentin afro-amerikan, i cili u plagos rëndë javën e kaluar pasi u qëllua nga një pronar i shtëpisë që trokiti aksidentalisht në derën e tij.

“Ralph, shihemi në Zyrën Ovale kur të jeni më mirë,” shkroi Biden në Twitter.

Prindërit e 16-vjeçarit Ralph Paul Earl i kishin kërkuar që të merrte vëllezërit e tij binjakë 13-vjeçarë nga një shtëpi në Kansas City rreth orës 22:00 të mbrëmjes së 13 prill, por ai shkoi në adresën e gabuar.

Pronari i shtëpisë, një burrë i moshuar i bardhë, qëlloi në drejtim të adoleshentit nga dera e përparme e xhamit, duke e plagosur në krah dhe në kokë.

Autori, 84-vjeçari Andrew Lester u akuzua të hënën nga Zyra e Prokurorit të Shtetit të Misurit me dy akuza.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!