Sulm me armë në një shtëpi në SHBA, katër të vrarë

schedule21:22 - 18 Prill, 2023

schedule 21:22 - 18 Prill, 2023

Një sulm i ri me të shtëna me armë ka ndodhur në SHBA, konkretisht në shtetin e Maine.

Katër persona u qëlluan për vdekje në një shtëpi në zonën e Bowdoin, sulmi ishte i lidhur me një krim gjatë mbrëmjes së martës ku në një autostradë u plagosën tre persona, sipas raporteve fillestare.

Sipas autoriteteve, një person ndodhet në paraburgim.

Policia e shtetit të Maine tha se të shtënat lidhen me ngjarjen e mëparshme, por nuk dha detaje rreth motivit apo identitetit të personit të arrestuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!