Jose Mourinho mund të largohet nga Roma një vit para skadimit të kontratës aktuale teksa thashethemet e lidhin portugezin me PSG.
Nëse 60-vjeçari Mourinho largohet me të vërtetë nga Roma, atëherë Antonio Conte mund të marrë drejtimin. Calciomercato flet për këtë në faqet e saj. Së fundmi në fund të marsit Conte ka mbetur pa punë pas largimit nga Tottenham.
Vlen të thuhet se thashethemet e mëparshme lidhën Antonio Conten me Interin, ku trajneri kishte punuar tashmë më parë dhe madje kishte fituar Scudetton. /G.D abcnews.al/