Greenwood gati për rikthimin e madh, talenti anglez bie në “shënjestrën” e gjigandëve të Serie A

schedule16:31 - 18 Prill, 2023

schedule 16:31 - 18 Prill, 2023

Sir Alex Ferguson e shihte atë si “pasuesin” e “trashëgimisë” së Cristiano Ronaldos në “Old Trafford”, mirëpo gjërat nuk shkuan ashtu siç priteshin për anësorin e talentuar anglez, Mason Greenwood, i cili që prej fillimit të vitit 2022 është i pezulluar nga Manchester United pas akuzave për dhunë që rëndojnë mbi të, të bëra nga e dashura e tij.

Mirëpo, ngjarjet kanë marrë një kthesë të madhe, me lojtarin dhe të dashurën e tij që tanimë janë pajtuar dhe thuhet se presin një fëmijë sëbashku, por kjo nuk është e gjitha, sepse bashkë me marrëdhënien e tij, talentit 21-vjeçar duket se do t’i rilindë sërish dhe karriera.

Greenwood kërkon rikthimin në elitën e futbollit botëror dhe sipas mediave lokale është gati për një “aventurë” të re jashtë Kampionatit anglez, në mënyrë për të rigjetur sërish vetën në krahët e sulmit.

Sipas mediave, 21-vjeçari është vënën nën “shënjestrën” e “djajve”, por këtë herë ata të Milanos, me teknikun Stefano Pioli që e pëlqen stilin e lojës së Greenwood, i cili ka aftësinë të luajë në të dyja krahët e sulmit, si dhe është i aftë të mbulojë qendrën, lojtar që ka mundësi të aktivizohet perfekt në skemat e italianëve. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!