Zgjedhjet e 2024/ Sondazhi: DeSantis kryeson ndaj Biden në dy shtete kyçe

schedule14:21 - 18 Prill, 2023

schedule 14:21 - 18 Prill, 2023

Republikani Ron DeSantis është në avantazh ndaj Joe Biden në dy shtetet kyçe në zgjedhjet e 2024, sipas një sondazhi. DeSantis, guvernatori republikan i Floridës, kryeson në sondazhe ndaj Bidenit në Arizona dhe Pensilvani, dy shtete kyçe për betejën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Sondazhi, i kryer nga Public Opinion Strategies nga 11 deri më 13 prill, zbulon se në një garë midis Biden dhe DeSantis në Arizona dhe Pensilvani, guvernatori i Floridës do të fitonte.

Në Pensilvani, DeSantis kryeson ndaj Biden me 3%, 45% me 42%, ndërsa Trump pas presidentit aktual me 4%, 42% me 46%. Sondazhi zbuloi gjithashtu se në Arizona, DeSantis do të mundte Biden 48% me 42%, ndërsa Trump do të humbiste ngushtë ndaj presidentit aktual 44% me 45%.

Në përballjen e vitit 2020, Trump humbi Arizonën ndaj Bidenit me një diferencë të ngushtë prej më pak se 11,000 votash, 49.39% ndaj 49.01%.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!