Mbretëresha e valles shqipe, Lili Cingu është bërë nostalgjike dhe është kthyer pas në kohë. E ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ajo ka kujtuar periudhën e komunizmit, kur shkonin jashtë vendit me grupin e ansamblit, duke u ndalur më konkretisht te një udhëtim në Paris.
Lili zbuloi se pasi ishin kthyer nga Franca i kishin urdhëruar që duhet të thoshin që Parisi nuk ishte gjë, nuk kishte ushqime të mira dhe të bënin sikur i pëlqente buka me gjizë. Sakaq, ajo tregoi se nga 40 artistë, 5 ishin sigurimsa, ndërsa në institucion kishte pafund spiuna.
“Të shkosh në Paris dhe të vish të thuash këtu, Parisi nuk ishte gjë. Hanim lloj, lloj mrekullirash andej dhe vinim këtu dhe thoshim: ‘Jo se duam të hamë bukë e gjizë’. Shkonim 40 artistë dhe 5 i kishim sigurimsa, na ruanim ne se mos iknim, mos arratiseshim. Spiunat i kishim me duzinë në institucion. Artisti ka qene gjithmonë i dytëzuar, se nqf se unë kërceja vallen dhe shaminë ma kishte dhënë profesori ta tundja dy herë, pa dashje të ikte dhe tre here, të hiqnin dhe nga puna për një lëvizje më tepër”, u shpreh valltarja./abcnews.al