Drejtori i Burgut “313” (Jordan Misja), Maksim Hamitaj është pezulluar nga detyra, për shkak të favorizimit me takime shtesë të Emiljano Shullazit duke e lejuar të takohet me anëtarët e bandës, që po ashtu ndodhen në të njëjtin Institucion të Ekzekutimit të Vuajtjes Penale.
Burime kanë konfirmuar për ABC Neës se Hamitajt i janë gjetur edhe shkelje të tjera. Gjithashtu në vend të tij është komanduar Qazim Hoxha, i cili deri më tani ka qenë drejtori i Burgut të Durrësit.
Urdhri për pezullimin është dhënë nga Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat i kishte paralajmëruar të gjithë drejtuesit e burgjeve, që do të kalonin shumë shpejt në sitë.
Ndërkohë është hapur gara përzgjedhjen e kandidatëve të rinj për të mbajtur poste drejtuese ne Institucionet e Vuajtjes së Dënimit. Gara kjo që do të mbyllet pas disa ditësh./ABC News Albania 24/7