Bernardo Silva e Ilkay Gundogan janë fund të kontratës me “qytetarët” e Manchester City dhe pas “dere” është Barcelona, ekip që pritet të nënshkuarjë me të dy lojtarët, ku madje javën e shkuar u përhap në media lajmi se turko-gjermani ka arritur marrëveshjen me spanjollët.
Mirëpo, përveç Xavi te Barça, një tjetër tekniku i do ata në ekipin e tij dhe është pikërisht Pep Guadiola, i cili dëshiron të bindë lojtarët të qëndrojnë. Në rastin e Gundogan nuk ka shumë shpresë me kontratën e gjermanit që skadon më 30 qershor, por kontrata e “luzitanit”, Bernardo Silva skadon verën e vitit 2025 dhe tekniku spanjoll mund të tëntojë të bind “fantazistin” me një pozicion stabël në formacionin titullar.
Deri më tani as vetë klubi nuk ka dhënë informacion të qartë për të ardhmen e lojtarëve, por pritet një verë “e nxehtë” në anën “blu” të Mançesterit. /i.m /abcews.al