Drejtor sporti i Bayern shpreson te “mrekullia”: Kemi mundësi të kualifikohemi

schedule16:47 - 17 Prill, 2023

schedule 16:47 - 17 Prill, 2023

Drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic duket se ka ndryshuar mendje së fundmi për nivelin e përballjeve në Bundesliga, me boshnjakun që në fillim të sezonit e konsideronte elitën e futbollit gjerman, si një ligë jo konkurruese, mirëpo hapat fals të “bavarezëve” duket se kanë ndryshuar mendjen e 46-vjeçarit.

“Bundesliga është shumë e rëndësishme për ne. Fokusi është dhe do të jetë deri në javën e fundit në arritjen e objektivit titull”,- thotë tashmë Salihamidzic përsa i përket ecurisë së Bayern në kampionat.

Ndërkaq, drejtori sportiv i “bavarezëve” ka komentuar edhe takimin e radhës me Manchester City, në ndeshjen e kthimit të çerek-finales, së UEFA Champions League.

“Në Manchester ishte lojë tepër intensive. Humbja nuk ishte e drejtë, sikurse rezultati. Aktivizimi përpara tifozëve do ta rrisë ndjeshëm motivimin dhe ambicien e lojtarëve tanë, pse jo të kualifikohemi”,- tha Salihamidzic në përfundim të fjalës së tij. /i.m /abcnews.al