Kryefjala e merkatos së verës, ende pa nisur, padyshim që është talenti anglez 19-vjeçar i mesfushës së Borussia Dortmund, Jude Bellingham, me Real Madrid e Manchester City, që janë duke “u ndeshur” për të fituar shërbimet e “arkitektit” të mësit të fushës.
Mirëpo, ditën e sotme e gjithë situata ka marrë një rrjedhë të papritur dhe Bellingham mund të mos largohet nga Dortmund, që këtë verë, të paktën kështu raporton prestigjiozja britanike “The Times”, e cila tregon se mesfushori i ka bërë me dije klubit “verdhezi” se është gati të qëndrojë edhe për sezonin e ardhshëm vetëm nëse nuk arrin oferta e duhur.
Kështu, nëse “galaktikët” e Madridit ose “qytetarët” e City nuk arrijnë të bëjnë ofertën e duhur për 19-vjeçarin atëherë Bellingham nuk largohet nga Gjermania. /i.m /abcnews.al