Bellingham shumë i shtrenjtë, Liverpool kërkon treshen e “ëndrrave” për mesfushën

schedule12:55 - 17 Prill, 2023

schedule 12:55 - 17 Prill, 2023

Liverpool po kalon një sezon katastrok. Pasi mbeti jashtë Champions League, u eleminua nga Carabao Cup e FA Cup, tashmë “të kuqtë” e Jurgen Klopp luftojnë vetëm për 1 biletë Evrope në kampionat, objektiv që duhet arrirë me patjetër nga një ekip i nivelit të tillë.

Mirëpo, bordin nuk mendon kështu dhe e quan sezonin “të mbaruar” e tashmë janë duke menduar për përforcimet e verës dhe reparti që pritet të forcohet më shumë është mesfusha, me Henderson, Fabinho e Thiago që nuk e kanë më atë “shkëlqimin” e dikurshëm në fushën e blertë.

Sipas raportimeve të mediave britanike, “të kuqtë” e Jurgen Klopp kanë dalë për “psonisje” në Bundesliga, ku padyshim emri i parë në listën “e dëshirave” është Jude Bellingham, mirëpo vetëm pak ditë më parë tekniku gjerman, e konsidero thuajse të pamundur afrimin e talentit në merkaton e verës, kjo për shkak dhe të çmimit të lartë të lojtarit.

Kështu, Liverpool ka kthyer “sytë” nga rivalët e Dortmund, Bayern Munich aty ku ka “piketuar”, talentin hollandez, Ryan Gravenberch. Një tjetër opsion për mesfushën e Liverpool është dhe Nicolo Barella i Inter, por dhe Gavi, ku me këtë të fundit anglezët kanë mundësi për ta përfituar kartonin e talentit spanjoll me parametra zero. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!