Haradinaj kujton vëllain Shkëlzenin dhe bashkëluftëtarët në përvjetorin e rënies

schedule16:59 - 16 Prill, 2023

schedule 16:59 - 16 Prill, 2023

Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, sot, në Gllogjan e Maznik, me rastin e 24-vjetorit të rënies së heronjëve Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj, si dhe 18-vjetorit të rënies së luftëtarit Enver Haradinaj ka bërë homazhe dhe ka marrë pjesë në “Marshin e Lirisë”, nga Kulla e deshmorëve në Gllogjan deri në Maznik te lapidari i heronjve.

Ai ka potencuar se heroizmi i Hasim Halilajt, Luan Nimanajt, Fatmir Nimanajt e Shkëlzen Haradinajt është trashëgimi historike.

“Ato ditë lufte, armiku duke e nuhatur humbjen që po i vinte pashmangshëm nga frontet e luftës, u përpoq që egërsinë dhe mllefin ta shfryejë ndaj popullatës civile. Të betuar të luftojnë deri në vetëflijim që shqiptarët të jetojnë të lirë, ranë heroikisht; Hasim Halilaj, Luan Nimanaj, Fatmir Nimanaj e Shkëlzen Haradinaj. Me guximin e tyre të pashoq ata nuk kursyen asgjë nga vetja, iu kundërvyen armikut për t’i dalë në mbrojtje popullatës civile duke u bërë frymëzim për bashkëluftëtarët e tjerë për ta çuar luftën triumfalisht deri në fund. Heroizmi i tyre është trashëgimi e jona historike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, duke shtuar se pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë./Kosova Press

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!