Mbajti peng për një javë bashkëjetuesen edhe e dhunonte sistematikisht, arrestohet 31-vjeçari

schedule11:26 - 16 Prill, 2023

schedule 11:26 - 16 Prill, 2023

Një 28 vjeçare është mbajtur e mbyllur dhe është dhunuar fizikisht nga bashkëjuesi i saj, 31 vjeçari Gleard Gusholli.

Sipas policisë mësohet se është arrestuar 31 vjeçari, i cili i hoqi lirinë dhe e dhunonte vazhdimisht të renë në banesën e tyre.

Gjithashtu të arrestuar në lidhje me këtë ngjarja janë shtetasit Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi, këto dy të fundit vëllezër të cilët nuk kanë kallëzuan krimin, dhe përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Ndërkaq në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjete që përdoren për konsumimin e lëndëve narkotike, mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën në banesën e 31-vjeçarit, si dhe sende të forta me të cilat dyshohet se ai ka dhunuar 28-vjeçaren.

I hoqi lirinë, për një javë, bashkëjetueses së tij, dhe e dhunoi vazhdimisht atë, me sende të forta, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Në pranga edhe 4 shtetas të tjerë që nuk kallëzuan krimin, përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës. 

Sekuestrohen mjete për konsumimin e lëndëve narkotike dhe lëndë e dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën në banesën e 31-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të saj, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që po mbante me forcë bashkëjetuesen e tij, në banesë, në rrugën “Frosina Plaku”, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Locked”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

– G. G., 31 vjeç, B. N., 36 vjeç, A. Sh., 41 vjeç, B. K., 27 vjeç, E. K., 42 vjeç, të pestë banues në Tiranë.

Shtetasi G. G. i ka hequr lirinë për një javë, bashkëjetueses së tij, të cilën e ka dhunuar vazhdimisht, me sende të forta, në banesë, në rrugën “Frosina Plaku”.

Shtetasit B. N. dhe A. Sh. nuk kanë kallëzuar krimin dhe kanë penguar zbulimin e së vërtetës duke tentuar të fshehin provat, ndërsa shtetasit B. K. dhe E. K., (vëllezër), kanë përkrahur autorin e krimit, duke e larguar atë nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete që përdoren për konsumimin e lëndëve narkotike, mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën në banesën e 31-vjeçarit, si dhe sende të forta me të cilat dyshohet se ai ka dhunuar 28-vjeçaren.

28-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al