Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ “Zikaltërit” harrojnë fitoren në kampionat, Asllani nuk mjafton për të mundur Monza-n

schedule22:47 - 15 Prill, 2023

schedule 22:47 - 15 Prill, 2023

“Zikaltërit” e Milanos duket se e kanë humbur totalisht fokusin nga Kampionati italian i futbollit, teksa mbrëmjen e sotme kanë regjistruar ndeshjen e 5-të radhazi pa fitore në Serie A, kësaj radhe ndaj Monza-s, në mitikun “Giuseppe Meazza”.

Djemtë e Inzaghit u mundën me rezultatin minimal 0 me 1, ku goli i vetëm për miqtë erdhi në minutën e 77’-të të sfidës, ku pas një krosimi në zonë nga Patrick Ciurria, mbrojtësi italian Luca Caldriola kërcen më lart se të të tjerët dhe me një goditje statike me kokë mposht portierin Onana.

Kjo humbje i kushton jo pak “zikaltërve”, të cilët aktualisht ndodhen në vendin e 5-të në kampionat me 51 pikë, teksa rrezikojnë seriozisht kualifikimin e tyre për Champions League, në sezonin e ardhshëm. Ndërkaq, Monza mbetet në vendin e 12-të në kampionat me 38 pikë dhe praktikisht ka siguruar qëndrimin në Serie A edhe për sezonin e ardhshëm. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!