Të gjithë kandidatët ishin në stadium, duke pritur t’u thirrej emri e të zinin vend. I vetmi që nuk ishte mes tyre, ishte Belind Këlliçi, që erdhi me autobus, në këtë nisje të fushës së koalicionit “bashkë fitojmë”. Me autobusin lidhet premtimi i tij kryesor, përballë rivalëve të tij për Tiranën.
Ilir Meta, ai që bëri të mundur përfshirjen e Foltores në zgjedhje, iu drejtua foltores së fjalës me hap të shpejtë.
“Është koha të vrapojmë. Edhe 29 ditë për t’i dhënë fund monizmit absolut në pushtetin vendor. Shpesh pyes veten, më në fund pas 4 vitesh do të shkallmojmë pikërisht atë që askush nuk e mendonte dhe imagjinonte ndonjëherë në Shqipëri”, theksoi ai.
Sali Berisha dhe Ilir Meta zgjodhën stadiumin për fushatë, megjithëse kanë qenë dy kundërshtarë të fortë kur kryeministri e inicioi projeketin e “Air Albania”. Sali Berisha do ta quante atë Arena Kombëtare e Korrupsionit.
Ilir Meta si për të refuzuar, nuk mori pjesë në ndjeshjen e parë që u zhvillua, më 17 nëntor, duke thënë se ishte i palumtur se i ishte hequr emri “Qemal Stafa” për arsye komeriale, por koha bën të veten dhe dihet se në politikë, premtimet nuk mbeten të tilla dhe të vërtetat nuk janë kurrë absolute./abcnews.al