Futbollisti tunizian, Nizar Issaoui, ka vdekur këtë të premte si pasojë e djegieve të shkallës së tretë të pësuar pasi në shenjë proteste për shkak se ishte akuzuar për terrorizëm, ai kishte djegur veten përpara komisariatit.
“Për shak të një sherri me një person që shet banane për 10 dinarë, shkoj në komisariat dhe më marrin në pyetje për terrorizëm” ka shpjeguar ia në një video të postuar në rrjetet sociale disa sekonda para aktit.
35-vjeçari, ish-lojtari i skuadrës Union Sportif në divizionin e parë, ishte babai i katër fëmijëve. Trupi i tij i pajetë u transferua këtë të premta nga njësia kryesore e djegies së kryeqytetit në vendlindjen e tij, Haffouz, ku fqinjët e shumtë e pritën për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë dhjetëra banorë që demonstruan para stacionit të policisë për vdekjen e Issaoui, duke detyruar bizneset në atë zonë të mbyllen./ h.ll/abcnews.al
Warning ⚠️ graphic footage ?
Tunisian Ex-footballer Nizar Issaoui set himself on fire outside a police station in Haffouz, Kairouane when he found himself with terrorism charges after a dispute with a fruit seller.
He suffered severe burns but is stable#Tunisia pic.twitter.com/5V7LorL9St— Souhail Khmira (@SKhmira) April 10, 2023