Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Familja përdor të njëjtat numra dhe fiton 3 herë lotarinë

schedule08:32 - 15 Prill, 2023

schedule 08:32 - 15 Prill, 2023

Një familje në Massachusetts përdori të njëjtin grup numrash për të fituar 100,000 dollarë nga Lotaria Shtetërore e Massachusetts, tre herë në harkun kohor të tre javëve.

Tricia Johnson po luante Keno në East Falmouth më 22 mars kur shënoi çmimin e saj të parë prej 100,000 dollarësh.

Johnson tha se ajo luajti numrat radhazi 1-10.

“Mendova se dikush po më ngatërronte mua,” tha ajo për CBS Boston. “Mendova se po shikoja gjënë e gabuar.”

Johnson vendosi të provonte të njëjtin grup numrash të hënën në mbrëmje dhe fitoi një çmim tjetër prej 100,000 dollarësh. Ajo tha se ishte e vështirë për t’u besuar.

“E zgjova burrin tim dhe e bëra të konfirmonte se po shikoja vërtet atë që po ndodhte”.

Fati i familjes doli të ishte i trefishtë kur djali i Johnson, John Johnson, përdori numrat e nënës së tij për të luajtur të njëjtën lojë Keno të së hënës në mbrëmje, duke fituar çmimin e tij prej 100,000 dollarësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!