“Gazzetta dello Sport”, një ditë pas fitores së Milanit në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League kundër Napolit, tha fjalë të mëdha për portieri Mike Maignan.
“Është thjesht portieri më i mirë në kampionatin italian dhe jo vetëm”.
Francezi ishte autor i një paraqitjeje të jashtëzakonshme, duke përfshirë edhe një pritje fantastike me refleks në fund të ndeshjen nga Di Lorenzo. Portieri u vlerësua nga ish-sulmuesi Christian Vieri, duke thënë se ai është një fenomen dhe vlen 200 milionë euro.
“Është një fenomen. Kur je në stadium, mendon se ai nuk do të pësojë kurrë gol. Ai u ble 15 milionë euro? Sot vlen 200. Unë e vendos me emra si Ronaldo, Messi, Zidane.
Këta janë lojtarë që të sjellin triumfet, ma besoni. Nëse nuk do të ishte dëmtuar këtë vit, Milani do të kishte 10 ose 12 pikë më shumë”, ka thënë Vieri në kanalin e tij në Twitch./ h.ll/abcnews.al
?? Habla Christian Vieri: “Maignan es un fenómeno demoledor, cuando estás en el estadio piensas que nunca encajará un gol. ¿El Milan lo fichó por 15 millones? Vale 200 millones. Es un campeón y lo pongo entre los grandes”. pic.twitter.com/5wFOM34tQv
— Soy Calcio (@SoyCalcio_) April 13, 2023