Ish-kreu i Qendrave Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), George Gao së fundmi ka deklaruar se nuk ka asnjë provë që virusi që shkakton COVID erdhi nga kafshët.
Mediat e huaja shkruajnë se Gao këtë deklaratë e ka bërë në një konferencë të mbajtur në Londër për parandalimin e pandemisë. Në fjalën e tij ai ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e Covid në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit 2019.
“Edhe tani, disa njerëz mendojnë se disa kafshë kishin virusin ose ishin burimi i tij. Të themi me pak fjalë, nuk ka asnjë provë për origjinën e virusit nga kafshët”, theksoi ai./abcnews.al