Ditën e djeshme, Feyenoord u ndesh kundër Romës në Holandë, ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Europa League, ku të zotët e shtëpisë fituan me rezultatin 1-0.
Në minutën e 26-të, Paulo Dybala u zëvendësua pasi ndjeu dhimbje në këmbët e tij dhe u zëvendësua nga Mourinho. Fantazisti argjentinas shpërtheu në lot që në fushë dhe deri në pankinë. Dybala raportoi tendosje të muskujve në kofshën e tij të djathtë.
Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të Dybala, por me sa duket argjentinasi e ka ndjerë që diçka mund të jetë serioze. Me siguri, Dybala do të mungojë kundër Udineses të dielën dhe të enjten kudnër Feyenoord në ndeshjen e kthimit. Roma i frikësohet një ndalese të gjatë, por në të njëjtën kohë shpreson që Dybala, i cili e njeh shumë mirë trupin e tij, të jetë ndalur në kohë dhe të mos ketë një dëmtim më të rëndë.
Ekzaminimet mjekësore priten ditën e sotme dhe do të kuptohet më mirë nëse dëmtimi është i shkallës së lartë apo jo./ h.ll/abcnews.al