Foltorja e Sali Berishës nuk është regjistruar si palë në zgjedhje e për pasojë nuk mund të gëzojë para publike për fushatën e saj.
I vetmi fond zyrtar deri më tani janë 15 milionë lekët, që KQZ ia ka dhënë Ilir Metës, për të përballur fushatën.
E dukshme është që ato janë larg nevojës që ka koalicioni “Bashkë Fitojmë” për t’u futur mes qytetarëve, e për të bindur ata, qoftë dhe me imazh, për të mos u ngatërruar me PD-në zyrtare.
Sali Berisha, së bashku më Ilir Metën në funksion të kësaj kanë ndyshuar totalisht pamjen e tyre, duke shmangur blunë e të kuqen, e njëherësh dhe logot përkatëse, të stampuara kudo.
Po ku i gjen paratë Foltorja e mbetur pa para? Sali Berisha jep një përgjigje ne stilin e tij: duke mbuluar te verteten që e di vetëm ai, me patosin e Foltores për fushatën.
“Partinë Demokratike po e financon fryma e fitores. Forca politike e idealeve të lirisë është në një ngjitje vertikale. Janë të pashpresë” tha Berisha.
Megjithatë, saktësoi se fushata e tij është duke u financuar nga burime që nuk i zbuloi, por që tha se, edhe në detyrim të ligjit, grupi i tij do të bejë një rregullore.
“Ato fonde do të përdoren për përballimin e nevojave të fushatës” shtoi ish-kryeministri.
As aleati i tij, Ilir Meta që ka kohë që ka nisur fushatën e tij, nuk u përgjigj ndyshe.
“Ky koalicion është idealesh, është koalicion i interesit qytetar” u shpreh kreu i Foltores.
Ligji zgjedhor megjithatë, u jep të drejtë partive politike dhe kandidatëve të marrin fonde private, për qëllime të fushatës, me kushin që shuma të mos tejkalojë 1 milion lekë dhe këto të deklarohen. Nuk është sekret që cdo pale zgjedhje, shoqërohet nga hijet e parave që jepen dhe fshihen nga ligji. Vetëm pak orë më herët , presidenti i republikës në mesazhet e tij, e quajti këtë fenomen të papranueshëm, dhe i kërkoi autoriteteve ligjzbatuese, që të bëjnë detyrën.