Irene Khan dënon sulmin ndaj gazetarit Valon Syla

schedule16:54 - 13 Prill, 2023

schedule 16:54 - 13 Prill, 2023

Raportuesja speciale për liri të shprehjes e Kombeve të Bashkuara, Irene Khan ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Ajo ka thënë se kjo është një ngjarje shqetësuese ndërsa ka bërë thirrje që sulmet ndaj gazetarëve të hetohen me shpejtësi dhe në mënyrë efektive.

“Ngjarje shqetësuese. I bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të hetojnë dhe ndjekin penalisht të gjitha sulmet kundër gazetarëve me shpejtësi dhe në mënyrë efektive”, ka shkruar ajo në Twitter.

Gazetari Valon Syla është sulmuar mbrëmjen e së martës në Prishtinë.

Siç është bërë e ditur, ai është ndjekur nga tre persona dhe sulmi ka ndodhur para një lokali në “Bregun e diellit” në Prishtinë.

Si pasojë e sulmit fizik, Syla ka marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK).

Një ditë më vonë është raportuar se personat e dyshuar janë arrestuar.

/KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!