U abuzua seksualisht nga kryeplaku i fshatit/ Flet nëna e vajzës: Ai ishte i pirë, nuk kemi pasur konflikte

schedule15:24 - 13 Prill, 2023

schedule 15:24 - 13 Prill, 2023

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të enjte në fshatin Vithkuq të Korçës, ku kryeplaku i fshatit, Ervis Rrapo abuzoi me një 23-vjeçare.

Ndërkaq, Valbona Grozdani, nëna e vajzës u shpreh se ajo nuk vuan ka probleme te shëndetit mendor dhe se i kishte treguar për ngjarjen që kishte ndodhur, ku 29-vjeçari e kishte kapur me forcë.

Sipas Grodanit, Rrapo ishte i pirë dhe shtoi se nuk kishin pasur konflikte me të.

“Ishim në arrë, vajzën e lamë në shtëpi, erdhi burri e gjeti me djalin. Kishte pirë ai. Vajza nuk ka probleme mendore, është normale. Edhe vajza më tha që djali e zuri, vajza nuk donte. Nuk takoheshin më parë, hyrje dhe dalje kishim si të gjithë fshatarët. E gjeti burri dhe iku me vrap, e ndoqi burri që të flisnin të sqaroheshin, ai na ofendoi. Nuk kemi pasur konflikte. Vajza nuk është edhe aq mirë, u trondit”, u shpreh ajo./abcnews.al