Spektakël i jashtëzakonshë në dy ndeshjet e Play-In të NBA, ku Bulls dhe Thunder kanë fituar ndaj kundërshatarëve të tyre me një rezultat të ngushtë.
Janë luajtur dy ndeshjet e radhës së fazës play-in, ku në fushë kanë zbritur skuadrat e renditura në vendet 9-10 në Konferencat përkatëse. Kështu, në Konferencën e Lindjes, ekipi i Chicago Bulls mundi 109-105 Toronto Raptors jashtë fushe, në një ndeshje me emocione deri në fund.
Ekipi kanadez nuk përfitoi nga faktori fushë edhe pse Siakam realizoi 32 pikë, duke u eliminuar nga gara për titull. Për Chicago u dallua LaVine me 39 pikë. Bulls, në ndeshjen tjetër të play-in, do të përballen me Miami Heat për të siguruar biletën e fundit në play-off në Lindje.
Në Perëndim, ekipi i Oklahoma City Thunder fitoi 123-118 ndaj New Orleans, në një ndeshje spektakolare dhe plot emocione. Për Oklahomën u dalluan Shai me 32 pikë e Giddey me 31 pikë, teksa ndeshjen tjetër të play-in do të luajnë ndaj Minnesota, ndërsa New Orleans eliminohet./ h.ll/abcnews.al