Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 50 vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten dhe vjehrrën e tij. Mediat italiane shkruajnë se në sy të fëmijëve të tij ai ka sulmuar vjehrrën dhe bashkëshorten duke i vrarë të dyja.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Arezzo ku autor është një 50 vjeçar nga Afrika e Veriut. Ka qenë djali i çiftit ai që ka njoftuar policinë në lidhje me krimin e ndodhur në banesën e tyre. Shkak për këtë krim duket se janë bërë konfliktet e herëpashershme që çifti kishte kohët e fundit, që ishte bërë që dhe vjehrra të shkonte në banesën e tyre për ti ardhur në ndihmë vajzës së saj.
Ndërkohë që në polici 50 vjeçari i arrestuar ka pranuar krimin. /abcnews.al