Gareth Bale dhe Hames Rodriguez do të qëndroje te Real Madrid edhe në sezonin e ardhshëm. Mediat spanjolle raportojnë se trajneri Zinedine Zidane në pamundësi për të pasur në skuadër Pogban ka pranuar që dy futbollistët të qëndrojnë në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm. Hames dhe Bale do të luftojnë për një vend si titullar edhe pse nuk është aspak e lehtë.
Dëmtimi i fundit i Hazard i cili mendohet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për tre javë do të krijojë hapësirat e duhura për Bale dhe James. Të dy futbollistët dëshironin të qëndronin në Madrid përtej ofertave që nuk mungonin nga klubet më të mëdha evropiane.
Qëndrimi i tyre në Bernabeu nuk i përmirëson aspak raportet me trajnerin Zidan. Skuadra e Real Madrid mund të konsiderohet e kompletuar nga qëndrimi i dy futbollisteve me tipare sulmuese.
Pak ditë më parë mediat në Spanjë zbuluan se trajneri Zidan nuk është bindur nga sulmuesi Luka Joviç dhe madrilenët janë të gatshëm ta huazojnë në një skuadër tjetër.
Nga Italia bëjnë me dije se Interi ka shfaqur interes për 21-vjeçarin. Vështirësitë për të arritur Edin Xheko kanë shtyrë drejtuesit për të synuar futbollistin serb i cili do të formonte fazën offensivë me Lukakun.
Juventusi ende nuk po ia del të largojë nga skuadra Higuainin dhe Mandzukiçin të cilët do t’i hapnin rrugë afrimit të Mauro Ikardit. Argjentinasi do të presë ofertën e bardhezinjve edhe pak ditë dhe nëse nuk ka asgjë konkrete do të kalojë tek Roma.
Mediat italiane raportojnë se administratori i deleguar o Interit Bepe Marota nuk do të lejojë që Ikardi të transferohet tek Juventus pasi do të forconte akoma me tepër bardhezinjtë. /ABC News Albania 24/7