Rrugëtimi i gjelbër drejt 14 majit ndalet në Durrës, Rama: Do ta bëjmë një nga destinaciont më të kërkuara në Mesdhe

schedule18:39 - 12 Prill, 2023

schedule 18:39 - 12 Prill, 2023

Në kuadër të rrugëtimit të gjelbërt drejt 14 Majit, Kryeministri Edi Rama është ndalur në qytetin e Durrësit.

Rama së bashku me kryebashkiaken aktuale dhe njëherazi kandidate, Emirjona Sako në një takim modest në shëtitoren e qytetit tha se qëllimi i kësaj qeveria me investimet e mëdha është ta kthejë Durrësin në një nga destinacionet më të kërkuara në Mesdhe.

Në lidhje me infrastrukturën ai përmendi hekurudhën Durrës- Tiranë dhe atë Durrës – Kosovë, po ashtu nuk la pa përmendur edhe dy portet, atë turistik dhe tregtar.

Kryeministri nënvizoi një nga sukseset e kryebashkiakes Sako, në lidhje me pastërtinë e qytetit, e cili prej kohësh ka vuajtur nga papastërtia për shkak të vend grumbullimit të mbeturinave.

Po ashtu ai theksoi edhe përmirësimin e infrastrukturës në lagje, që ka lidhje me asfaltimin dhe ndriçimin e rrugëve.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Jam këtu me shumë kënaqësi për të mbjellë së bashku me Anin dhe me ju disa pemë, që janë një dhuratë e PS nga fondet e buxhetit për zgjedhjet dhe shkurtimi i shpenzimit për skena e materiale propagandistike.

Fushata këtë herë për ne do të jetë një komunikim për i afërt për njerëzit, për të shpjeguar se cfarë kemi bërë, por edhe për të lënë të kuptohet se ne jemi të vetëdijshëm që ka akoma shumë për të bërë.

Reformat na kanë krijuar mundësinë e rritjes së pagave, minimale dhe mesatare.

Jam i kënaqur, që në këtë qytet ne kemi një kryetare Bashkie e cila është padiskutim një njeri që pasqyron përmes punës, respektin për punën, dëshirën dhe angazhimin për punën.

Ani është kryepunëtarja e këtij qyteti dhe këtij qyteti do të vazhdojë t’i duhet Ani, PS-ja dhe mbështetja e qeverisë, që ka nisur të shtohet.

Me investimet e reja, Durrësi do të ketë një transformim rrënjësor dhe do të kthehet në një destinacion nga më të kërkuarit në Mesdhe.

Do të rriten mundësitë për punë dhe më të mirëpaguara.

Këtu janë dy porte kyce për turizmin dhe tregtinë porti i ri i turizmit dhe ai i ri tregtar.

Për të dyja këto porte jemi në proces. Me atë turistik është vendosur baza e kantierit dhe nuk ka më pengesa.

Me portin tregtar jemi në fazën e garës ndërkombëtare. Projekt ambicioz për ta bërë Durrësin portë hyrëse për Rajonin.

Në njërin krah të portit po bëhet edhe për një bazë të Natos.

Po shikoja edhe bazën e Hekurudhës, Tiranë 0 Durrës dhe me trenat e rinj që do të vinë infrastrukture re për Durrësit.

Po ashtu po punohet ende për hekurudhën Durrës – Kosovë, që mundësin një tjetër hyrje në gjithë Rajonin të mallrave këtë herë nga Durrësit.

Janë edhe projektet e bashkisë, për të cilat në komunikojmë vazhdimisht. E keni parë kantierin e shëtitores së plazhit.

Një gjë shumë të rëndësishme dua ta nënvizoj, Durrësi ka pasur problem çështjen e pastrimit, për shkak të vendgrumbullimi mbeturinash në Porto Romano dhe një kontribut që unë mund t’i përmend Anit, është pastërtia.

Sot Durrësi është një qytet i pastër, ka zgjidhur përfundimisht depozitimin dhe përpunimin e mbetjeve

Sot Durrësi është një qytet shumë më i pastë edhe në sytë e atyre që e vizitojnë.

Tjetër dua të përmend edhe infrastrukturën brenda lagjeve, me asfaltim e ndriçim.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!