Një 67 vjeçar ka humbur pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleks Buda”, ku dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta shtetasi S. Ç., 67 vjeç, i cili dyshohet se për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë, ka humbur jetën.
“Më datë 12.04.2023, në rrugën “Aleks Buda”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta shtetasi S. Ç., 67 vjeç, i cili dyshohet se për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë, ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al