Trembëdhjetë gra kanë akuzuar aktorin francez Gerard Depardieu për ngacmim seksual, ndaj të cilit tashmë janë ngritur akuza për përdhunim dhe sulm seksual ndaj aktores Charlotte Arnoux.
Aktori 74-vjeçar i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat penale”, tha për Mediapart nga studio ligjore Temim, e cila ka marrë përsipër mbrojtjen e tij.
Në një artikull të gjatë të botuar të martën, faqja investigative i referohet dëshmisë së 13 grave të cilat pretendojnë se janë ngacmuar me gjeste apo fjalë të papërshtatshme nga aktori i famshëm, gjatë xhirimeve të njëmbëdhjetë filmave apo serialeve që janë transmetuar nga 2004 deri në 2022.
Ylli i “Cyrano de Bergerac” është akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual që nga dhjetori 2020 pas akuzave të aktores Charlotte Arnoux, e cila thotë se u përdhunua dy herë në gusht 2018 nga ylli në rezidencën e këtij të fundit në Paris, kur ajo ishte 22 vjeç.
Asnjë nga gratë e cituara nga Mediapart nuk ngriti një padi, por tre prej tyre dëshmuan në gjykatë.
/abcnews.al