Tregtonin produkte të pasigurta, AKU mbyll dy subjekte

schedule15:00 - 16 Gusht, 2019

schedule 15:00 - 16 Gusht, 2019

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur me 2.9 milionë lekë tre subjekteve për shkak se tregtonin produktet ushqimore të pasigurta. Dy prej tyre i ka ndërprerë dhe aktivitetin.

Përmes një njoftimi për shtyp AKU tregon se bëhet fjalë për një pastiçeri në Lushnje të cilës i ishte refuzuar licenca pasi nuk përmbushte detyrimet ligjore. Një minimarket ushqimor në Tiranë që tregtonte ujë me bot pa licencë dhe jashtë kushteve higjieno-sanitare.

Ndërsa tek një njësi prodhimi dhe tregtimi bukë e produkte të tjera të brumit në Tiranë që tregtonte produkte të skaduara është gjobitur dhe i është bllokuar malli.  /ABC News Albania 24/7