Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi ndaj ish krerëve të UÇK-së, vazhdon edhe sot intervistimi i dëshmitares së parë

schedule10:47 - 12 Prill, 2023

schedule 10:47 - 12 Prill, 2023

Dëshmitarja e parë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) po vazhdon dëshminë e saj para trupit gjykues në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Seanca në Dhomat e Specializuara në Hagë po zhvillohet e mbyllur për publikun ndërsa dëshmitarja po përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes së ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Përveç Thaçit, në gjykatë ndodhen edhe Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi të cilët po marrin pjesë fizikisht në procesin gjyqësor ndaj tyre. Ndërsa para se dëshmitarja të paraqitej në sallë, mbrojtja e Thaçit, avokati Lluka Mishetiç, ka dorëzuar një provë materiale.

Ajo nuk është kundërshtuar nga prokuroria dhe është pranuar nga turpi gjykues duke u klasifikuar si publike. Kjo është dita e dytë që dëshmitarja e prokurorisë po dëgjohet në seancë private. Të martën ajo është përgjigjur në pyetjet e prokurorisë. Aty është bërë e ditur se e njëjta dëshmitare ishte intervistuar nga prokuroria e kësaj gjykate edhe në dy raste të tjera në Prishtinë.



Pas më shumë se dy vjet në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Ata po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020./KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!