Ekspertia, Enika Abazi ka qenë e ftuar në një lidhje skype në emisionin “Lufta dhe Paqja” me gazetarin Artur Zheji në ABC News, ku fillimisht komentoi deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuele Macron pas vizitës Kinë, ku shprehu hapur qëllimin e tij për një Europë të pavarur nga SHBA-ja.
Sipas saj Macron me këtë deklaratë ka konfirmuar Kinën si superfuqi të dytë në botë.
Sa i përket mënyrës së si është pritur në rrethet franceze, Abazi tha se Macron njihet si europianist, por në vend ka një farë surprize.
“Sipas gjasave superfuqi e dytë është Kina. Macron thjeshtë është deklaruar, por është e qartë që Kina po tenton të bëhet fuqi e parë madhe.
Roli i saj në tregtinë botërore apo edhe influenca në luftën e Ukrainës, e bëjnë të qartë këtë.
Macron njihet si një europianist i dalluar dhe me këtë frymë ka ardhur në pushtet dhe të gjitha politikat që ai ka ndjekur ka qenë në favor të fuqizimit të Europës dhe sa më të pavarur.
Nëse do të nisemi nga reagimet në vend, ka një farë surprize. Çuditen me këtë gjuhë kaq të hapur dhe polemizuese me aleatët dhe SHBA, por edhe sa i përket konfliktit në Ukrainë.
Duket se tani Macron është në një linjë me Kinën në lidhje me luftën” tha Abazi.r.t/abcnews.al