Një 39-vjeçar është arrestuar në Srandë këtë të hënë në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”.
Shtetasi E.r u vu në pranga, pasi u kap duke vendosur baste sportive nëpërmjet celularit në një lokal.
Lokali administrohej nga shtetasi E.L, i cili u procedua në gjendje të lirë.
Njoftimi i policisë
Sarandë/Goditet nga Komisariati i Policisë Sarandë, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”.
Vihet në pranga 1 shtetas që vinte baste sportive, me aparat celular.
Në hetim dhe pronari i lokalit, ku ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie, në lagjen nr.2, Sarandë.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi:
– E. R., 39 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap në lokalin e shtetasit E. L, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetastin E. L., 33 vjeç, pronari i lokalit, ku u konstatua kjo veprimtari e jashtëligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.