Me qirinjtë e lutjes në duar, që simbolizojnë dritën e përjetshme, të krishterët në Lezhë kremtuan pashkët.
Mesnatën e së shtunës, besimtarët ju bashkuan ritualit fetar të ringjalljes së Jezu Krishtit, që u mbajt në katedralen e Shën Nikollit.
Ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës Monsinjor Otavio Vitale, ju bëri thirrje për më shumë paqe dhe dashuri mes njerëzve.
Edhe mëngjesin e së dielës. Katedralja e Shën Nikollit në Lezhë, ishte të dielën, shtëpia e lezhjanëve.
Qindra besimtarë morën pjesën në meshën e shenjtë, ndërsa urimi me shëndet pashkët shoqëronte ritualin e takimeve të tyre.
Pas konsumit në familje të ushqimeve të bekuara, vizitat tek të afërmit dhe urimeve te vazhdueshme janë pjesë e rëndësishme e besimtarëve katolike në këtë te diel te ringjalljes se Krishtit./abcnews.al