Ambasada Amerikane në Bosnje dhe Hercegovinë deklaroi se presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik, si gjithmonë, e ka gabim kur pretendon se gjenocidi në Srebrenicë nuk ka ndodhur në korrik të vitit 1995.
“Faktet e kësaj tragjedie mbështeten nga prova mjeko-ligjore dhe prova të tjera, dhe ato janë vërtetuar jashtë çdo dyshimi nga gjykatat ndërkombëtare,” tha Ambasada e SHBA, shkruan N1.
Ata theksuan se “komentet e vrazhda, plot paragjykime për Srebrenicën dhe tema të tjera të ndjeshme nuk i ndihmojnë qytetarët e Republikës Srpska”.
Dodik, duke reaguar ndaj deklaratës së Ambasadës Amerikane në Bosnjë dhe Hercegovinë, tha se vendimet e gjykatave ndërkombëtare për ngjarjet në Srebrenicë “nuk mund të merren si e vërteta përfundimtare./abcnews.al